KANABISI/ “Policia duhet të jetë e përgatitur në shtator, pasi mund të...

KANABISI/ “Policia duhet të jetë e përgatitur në shtator, pasi mund të ketë viktima dhe përplasje nga grupet rivale për mospagesa”

107
0
Shares

Qindra milionë euro nxirren nga trafiku i lëndëve narkotike në vend. Kështu deklaroi gazetari investigativ Artan Hoxha.

I ftuar në rubrikën ‘Opionon’ në “News24” ai teksa u ndal tek operacionet antikanabis që po ndërmerren nga Policia e Shtetit, pohoi se kanabis sattiva ka një treg të sigurt. Hoxha ndër të tjera pohoi se hashashi shkëmbehet me heroinë në Turqi, që sipas tij është edhe një nga vendet kryesore dhe shërben si bazë kryesore. “Grupet shqiptare e kanë marrë nga Turqia heroinën”, tha Hoxha.

Hoxha theksoi se për mbjelljen e kanabisin të tjerë financojnë dhe të tjerë grupe kultivojnë. Sipas Hoxhës, “katër viktima, katër vrasje që kanë ndodhur, kanë ndodhur për shkak të përfshirjes dhe kultivimit të bimëve narkotike. Pra ky lloj fenomeni ka shënuar edhe viktimat e para të këtij aktiviteti. Por policia duhet të jetë e përgatitur në shtator për një aktivitet të shtuar që mund të shkaktojë viktima dhe përplasje nga grupet rivale për mospagesa”, theksoi Hoxha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY