Foto Ilustruese
Rreth orës 14:00 të ditës së djeshme, në lagjen Nr. 14, Shkozet, Durrës, te firma e këpucëve duke lëvizur në ashensorin e kësaj godine ka rënë nga një lartësi 6 m shtetasi K. L., 15 vjeç, banues në Durrës, i cili kishte shkuar për të parë nga kureshtja.
Ndërkohë, B. D., 44 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës, punonjës pranë kësaj firme, i cili ka shkuar për të ndihmuar K. L., në tentative për t’i shpëtuar jetën, janë rrëzuar të dy bashkë në gropën e ashensorit.
Për pasojë K. L., ka ndërruar jetë, ndërsa B. D., ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për ngjarje aksidentale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/