Çfarë duhet të bësh në çdo orë të ditës që të humbasësh...

Çfarë duhet të bësh në çdo orë të ditës që të humbasësh peshë më lehtë

163
0
Shares

Të humbasësh peshë nuk është një gjë aq e thjeshtë dhe e mirë sa ç’mund të jetë një smoothie me frutat e preferuara në mëngjes — bëhet fjalë për dhjetëra gjëra të shëndetshme që duhet të bësh gjatë gjithë ditës dhe për shumë ditë për të arritur rezultatet. Çdo orë është një mundësi për të bërë diçka që të afron te pesha ideale. Kështu që, duke filluar që sot, pasi të jesh zgjuar, hidhi një sy kësaj guide orë pas ore deri sa të vijë ora e gjumit.

6 a.m. — Zgjohu dhe pi një gotë të madhe me ujë. Do të të ndihmojë të zgjohesh dhe të lëvizësh me lehtësi. Po ashtu, një gotë ujë në mëngjes të ndihmon për të eliminuar yndyrat në bark. Ha diçka të lehtë me karbohidrate si p.sh. një gjysmë banane — të ndihmon për të mbajtur në gjendje pune metabolizmin.

Tani jashtë për vrap! Ushtrimet e mëngjesit ndihmojnë shumë në rënien nga pesha nëse i aplikon intensivisht. Plus të ndihmojnë të djegësh kalori.

7 a.m. — Bëj pak stretching në dush. Ha një mëngjes të lehtë të pasur me proteina dhe fibra — të paktën 10 gram për secilën. Mos ki frikë nëse ngopesh me karbohidrate, sepse t’i shijosh në fillim të ditës, gjatë aktivitetit do t’i djegësh.

8 a.m. — Merre me vete drekën. Dreka e paketuar do të të ndihmojë për të rënë nga pesha.

9 a.m. — Pi edhe të paktën një gotë ujë sapo të mbërrish në punë. Pa filluar ende punën duhet ta ndiesh veten të hidratuar.

10 a.m. — Një pushim i shkurtër për të marrë snack të pasur me fibra. Jo më shumë se 150 kalorie nga çdo gjë e vogël që mund të hash.

11 a.m. — Për disa minuta hidhi një sy faqeve ‘food and fitness’, për të parë nëse në të vërtetë po ha më shumë se sa aktiviteti që po kryen gjatë ditës. Plus, mund të gjesh edhe informacione të tjera të rëndësishme gjatë kohës që po ndjek një regjim të caktuar për të rënë nga pesha.

12 p.m. — Lëviz nga vendi i punës dhe bëj një shëtitje me kolegun, një xhiro me biçikletë rreth e rrotull sa për të lëvizur nga tryeza e punës.

1 p.m. — Ha drekën që ke marrë me vete nga shtëpia, e cila përfshin proteina me pak yndyrë, fibra, perime të freskëta, drithëra, fruta dhe ëmbëlsirë. Shijoje çdo gjë të shëndetshme dhe pa kalori.

2 p.m. — Bëj një takim pune duke ecur. Nëse je në telefon apo ulur me dikë nuk të ndihmon si e ecura, e cila të krijon mundësi të djegësh akoma kalori.

3 p.m. — Jo më shumë se 150 kalorie snack për të mbajtur energjitë deri në mbrëmje. Këtu mund të përfshihet edhe një ëmbëlsirë e vogël.

4 p.m. — Koha për një çaj jeshil pa sheqer. Kafeina do të të mbajë akoma energjike dhe çaji jeshil e bën shumë mirë, por edhe të pastron metabolizmin dhe në të njëjtën kohë mund të të shtyjë urinë.

5 p.m. — Shko në shtëpi me biçikletë. Jo vetëm që do vijosh të djegësh kalori, por kjo mënyrë do të të ndihmojë të largosh stresin e punës, që mund të ndikojë në shtimin në peshë.

6 p.m. — Ha një darkë të lehtë me lakra, pak proteina dhe drithëra.

7 p.m. — Laj dhëmbët duke bërë edhe lëvizje këmbësh për rreth 2 minuta.

8 p.m. — Nëse do të relaksohesh përpara televizorit, bëj edhe këtu pak trajtim stretching.

9 p.m. — Bëj planin e ushtrimeve për nesër. Vish pizhamet dhe bëj pak yoga për të inkurajuar gjumin.

10 p.m. — Shtrihu në shtrat dhe merr pozicionin e ëndërrimtarit. Të bësh gjumë të mjaftueshëm të ndihmon të biesh më shpejt nga pesha. /revista class

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY