Turqi, Erdogan përuron urën e tretë mbi Bosfor, Rama nuk merr pjesë

Turqi, Erdogan përuron urën e tretë mbi Bosfor, Rama nuk merr pjesë

64
0
Shares


Edi Rama duke udhëtuar me makinën e Presidentit turk, me shofer Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan përuroi sot urën e tretë mbi Bosfor në Stamboll, një vepër elegante me sfida të konsiderueshme në planin teknik, e ndërtuar në një kohë rekord.
Kjo urë e tretë e rrjetit rrugor dhe hekurudhor, një nga urat më të mëdha në botë, është menduar për të zhbllokuar metropolin dhe lehtësuar qarkullimin në dy urat e para të ndërtuara mbi Bosfor që lidhin gjithashtu brigjet evropiane dhe aziatike të një qyteti me 18 milionë banorë.
Ura ‘Yavuz Sultan Selim’, që pritet të vihet në shërbim që nesër, është pjesë e një projekti gjigant, e ndërtimit të autostradës që do t’i mundësojë qytetit më të madh të Turqisë për t’u zgjeruar drejt Detit të Zi.
“Jemi në Evropë dhe po lidhemi për herë të tretë në rrugë detare me Azinë”, deklaroi presidenti Erdogan përpara prerjes së shiritit të inaugurimit të kësaj vepre arkitekturore.
“Do t’i lidhim kontinentet në sajë të urave, pohoi ai duke shtuar se, filmat nga mbarë bota do të xhirohen këtu”.
Rreth dy muaj më parë, në përurimin e në tjetër ure mbi Bosfor, mysafir i Presidentit turk ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili “kishte fatin” që ta ëprshkronte urën me makinën e presidentit turk, ku vetë Erdogan bëri edhe shoferin.
Por, në përurimin e sotëm Edi Rama ka munguar. Gojët e liga thonë se ai u tremb radhën e parë, me Erdoganin shofer.


Për më shumë mund të lexoni si dhe të ndiqni edhe videon

VIDEO/ Erdogan bën shoferin e Ramës, por kryeministri shqiptar nuk ndjehet rehat
/web/VIDEO_Erdogan_ben_shoferin_e_Rames_por_kryeministri_shqiptar_nuk_ndjehet_rehat_21492_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY