TËRMETI NË ITALI/ Arrin në 278 numri i viktimave

TËRMETI NË ITALI/ Arrin në 278 numri i viktimave

51
0
Shares

Rëndohet sërish bilanci i viktimave nga tërmeti që goditi Italinë qendrore. Aktualisht regjistrohen 278 të vdekur, 207 prej të cilëve nga qyteti i Amatrices. Të plagosur janë rreth 400 persona, ndërsa nuk ka ende një shifër të saktë për të zhdukurit.
Autoriteti i mbrojtjes civile i frikësohet një bilanci edhe më të rëndë se ai i tërmetit në Abruzzo në vitin 2009, ku humbën jetën 309 persona.
Kryetari i Bashkisë së Amatrices, Sergio Pirozzi, pranoi për mediat se nuk ekziston më asnjë ndërtesë historike dhe se qyteti duhet rrafshuar krejtësisht e të rindërtohet nga e para.
Autoritetet italiane shpallën të shtunën ditë zie kombëtare.
Ndërkohë toka vijon të tronditet në Amatrice. Një lëkundje e fortë me një magnitudë 4.8 e shkallës Rihter u regjistrua rreth orës 6 të mëngjesit të sotëm, duke rrëzuar ndërtesa të tjera në qendër të qytetit. Tronditjet e fundit dëmtuan edhe urën “Tre Occhi”, porta hyrëse në qytetin e Amatirces dhe një rrugë thelbësore për mbërritjen e ndihmave.
Makthi duket sikur nuk ka fund, pasi zona vijon të ketë një aktivitet të lartë sizmik. Instituti i sizmologjisë njoftoi se prej 14 gushtit, kur ra tërmeti i parë, janë regjistruar mbi 900 lëkundje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY