Sherefin Shehu: Garancitë e mia për të zhvilluar Dibrën

Sherefin Shehu: Garancitë e mia për të zhvilluar Dibrën

69
0
Shares

Partia Demoktarike ka hapur fushtën elekotrale në Dibër. Në mbështetje të kandidatit të opozitës Sherefedin Shehu në mitingun e hapjes së fushatës ishte dhe kryetari i PD-së, Lulzim Basha, kryetari i grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka dhe ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj.

Gjatë fjalës së tij kandidati i PD Sherefedin Shehu duke kërkuar të votojnë kandidaturën e tij tha se e ka marrë vendimin për të kandiduar për të shlyer borxhin e madh që ka Dibrës.

“Jam këtu përpara jush për të kërkuar edhe njëhërë besimin tuaj. Por këtë herë jo për t’iu përfaqësuar, por për të punuar me ju këtë herë për Dibrën dhe për shpresën. E mora këtë vendim për të kandiduar për të shlyer borxhin e madh që i kam Dibrës. Unë këtu u linda dhe u rrita. Dibra më mbështeti në rrugën time si profesionist dhe politikan, por mbi të gjitha më dha emrin dibran që më ka bërë krenar kudo ku kam punuar dhe jetuar. Ndaj sot, unë jam para jush jo si profesionist e politikan, jo si politikan, por si njeriu që do të punojë me ju për Dibrën.

Dibra e ka provuar dhunën dhe grabitjen e qytetarëve. Kjo qeveri i ka poshtëruar qytetarët, ka shtuar varfërinë dhe rinia ka humbur shpresën për 3 vite radhazi. Por ai nuk mund të tallet më me dibranët. Ju i njihni ato familje që nuk kanë energji elektrike, edhe pse Rama ua premtoi atë. Shumë familje dibrane, presin ndihmën ekonomike që të paguajnë dritat. Do të përcaktoj një fond të veçantë për familjet në nevojë që duhet të paguajnë energjinë.Për biznesin e vogël, premtoj heqje taksash. Për fermerët, premtoj se do të më kenë mbështetje për çdo periudhë kur të kenë nevojë.

Kundershtaret do te me sulmojne: Pyetja e pare eshte: Po leket ku do ti gjeje? E para eshte vizioni dhe mbeshtetja juaj.Pervoja, integriteti dhe besueshmeria ime jane garanci per financimin e projekteve nga institucione financiare dhe donatore te ndryshem, por garanci mbi garancite eshte kryeministri i ardhshem Lulzim Basha”, deklaroi ndë rtë tjera kandidati Sherefedin Shehu.

 

pd diber1
pd diber2
pd diber3

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY