RRËFIMI/ Pasi më vdiq burri u lidha me mikun e vjetër, por...

RRËFIMI/ Pasi më vdiq burri u lidha me mikun e vjetër, por …

60
0
Shares

Një grua i ka shkruar britanikes ‘The Sun’ për lidhjen e saj me mikun e vjetër dhe tashmë ndarjen nga ai. Ajo thotë se është e thyer emocionalisht.

Më poshtë mund ta lexoni letrën e saj:

E dashur Diedre:

Kam qenë duke e bërë dashurinë më të bukur të jetës, me mikun tim të vjetër, por jam e thyer emocionalisht pasi ai dëshiron të ndahemi, sepse ndihet fajtor për lidhjen tonë.

Unë jam 43 vjet dhe e kam humbur burrin një vit më parë.

Ky, i cili është 49 vjeçar punonte me burrin tim dhe ishte mbështetje e madhe për të.

Ne dilnim në katërshe, derisa ai u nda nga gruaja, tre vite më parë.

Pasi vdiq burri im, ai e pranoi se e tërhiqja unë.

Unë i thash se ndjeja të njëjtën gjë, por ai tha se mund të mbesim vetëm miq, pasi gruaja dhe vajza e tij nuk bën ta kuptojnë.

Dy javë më vonë ai erdhi tek unë dhe më tha: ”Të dua aq shumë. Ne jemi të rritur dhe nuk po e dëmtojmë askënd”.

Ne kemi bërë dashuri dhe ishte e mrekullueshme. Kjo zgjati për tre muaj, duke rrëmbyer momente.

Ne e dinim se duhet të jemi të matur, por në mënyrë të pashmangshme unë rashë në dashuri me të.

Më në fund unë mund të shihja një të ardhme të lumtur.

Gjërat po shkonin mirë, mendova, derisa një ditë më tha se mund të kemi seks apo të shpenzojnë kohë bashkë, vetëm si miq dhe jo më shumë.

Ai tha se ndihet fajtor dhe ka frikë se gruaja e tij do ta përdorë vajzën kundër tij.

Ata janë të ndarë, por jo të divorcuar.

Unë kam qenë e tronditur. Më është thyer zemra. Mendova se më në fund jeta ime po ecte përpara.

Burri im dhe unë ishim pajtuar se nëse njëri nga ne humbte tjetrin, duhej ta gjenim dikë të mirë dhe të dashur dhe jo të jetojmë të ardhmen e zymtë, të vetmuar.

I kam thënë dashurisë sime të re që të merr më shumë kohë, por gjërat nuk kanë ndryshuar.

Deidre përgjigjet:

Më vjen shumë keq që je duke vuajtur sërish, por nëse burri me të cilin je dashuruar, ka thënë se mund të kesh vetëm miqësi, atëherë duhet të gjesh mënyra që të ecësh përpara,

Ai duhet të jetë më i përfshirë me gruan e tij.

Tani ai po tërhiqet prapa, andaj ju mund ta prisni një kohë, por jo shumë gjatë sepse do të keni më shumë dhembje për tu marrë me të.

Humbja e një personi tjetër ndoshta ka ngjallur ndjenjën e humbjes së burrit tuaj.

Poashtu, përpiquni që të dilni me miqtë dhe të bëni jetë shoqërore. Mos rrini në shtëpi duke pritur që i dashuri të kthehet dhe të thotë se ka ndryshuar mendje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY