HARTA/ Qytetet më të rrezikuar nga tërmetet në Shqipëri

HARTA/ Qytetet më të rrezikuar nga tërmetet në Shqipëri

69
0
Shares

Qytetet përgjatë vijës bregdetare bëjnë pjesë në “zonën e kuqe” sa i takon rrezikut për t’u goditur nga tërmetet. Sizmologu Rrapo Ormeni thotë se Shkodra, Durrësi, Vlora dhe Saranda janë qytetet ku vala e lëkundjeve është më e lartë.
Por, përveç tyre, ka edhe një brez tjetër që po ashtu rrezikohet. Bëhet fjalë për Lushnjën, Elbasanin, Dibrën dhe Shkupin.
Predispozita për lëkundje sizmike në këto zona lidhet me faktin se janë goditur edhe më parë, thotë Ormeni në një intervistë për gazetën Panorama.
Sipas tij edhe Shqipëria është një vend i rrezikuar si pjesë e brezit sizmik të Mesdheut. Bashkë me vendin tonë janë edhe Turqia, Italia, Greqia e Mali i Zi. 
Në Shqipëri goditja më e fortë është regjistruar në vitin 1979, në kufirin me Malin e Zi. Tërmeti ka qenë me magnitudë 6.1. Ka pasur pasoja të konsiderueshme në Shkodër, duke rrafshuar lagje të banuara.
Kurse më i fundit ka qenë tërmeti i 2009-s, me magnitudë mesatare 5.4, i cili solli dëme në Dibër deri edhe në Peshkopi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY