Shpërthimi i një sasie eksplozivi ka alarmuar banorët e Rrugës “Kongresi i Manastirit” në kryeqytet.
Objektiv ka qenë një autobus i një agjencie funerale.
Televizioni Klan ka siguruar pamjet e një prej kamerave të sigurisë që ka fiksuar autorin dhe të gjithë dinamikën e ngjarjes.
Siç shihet në video, rreth orës 03.35 një person me pantallona treçerekëshe vjen nga pjesa juglindore e rrugës dhe i afrohet autobusit të parkuar tek pjesa e gomës së prapme. Ulet dhe tenton të ndez fitilin e kallëpit të tritolit, proces ky që i merr 34 sekonda dhe largohet menjëherë në drejtimin që kishte ardhur.
Dy minuta më pas tritoli i vendosur në pjesën e sipërme të gomës ka shpërthyer duke shkaktuar dëme materiale në autobus, në një automjet të parkuar në rrugë, si dhe ka thyer xhamat e apartamenteve të katit të parë.
Policia pas marrjes dijeni ka shoqëruar në Komisariatin 4 një person që udhëtonte me biçikletë në rrugicat që të nxjerrin pranë ish-Profarmës.
Hetimet janë përqendruar në një konflikt për shkak të konkurrencës në biznes ndërsa pronari i autobusit shtetasi E. Rexhepi mohon të ketë konflikte.
Në qoftë se keni probleme, klikoni këtu për të ndjekur videon …
https://youtu.be/PNpOVZH9xcw
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/