Dy vatra zjarri janë riaktivizuar në “Ranën e hedhun” në Shëngjin rreth mesditës, (ora 13:00)
Ministria e Mbrojtjes informon se janë ridërguar 200 forca ushtrie për të shuar flakët si dhe dy helikopter, tw cilwt mwoshets e kanw mbwrritur nga Italia. Ardhja e helikopeterëve u vendos pas përkeqësimit të situatës. Ata iu bashkuan rreth 20 forcave që qëndronin në terren për të shmangur mundësinë e riaktivizimit të ndonjë vatre.
Zjarri masiv që përfshiu pasditen e djeshme Malin e Shëngjinit në Lezhë, rrezikoi dhe banesa, por dhe cisterna karburanti, të cilat ndodhen afër portit.
Për shkak të terrenit të vështirë, zjarrfikësit e kishin të pamundur të vinin kontroll mbi zjarret që po u afrohen hoteleve te Rana e Hedhun. Flakët janë bërë me të fuqishme edhe për shkak të resë së tymit. I gjithë Shëngjini është mbuluar me tym, kurse pronarët e resorteve dhe të hoteleve janë në alarm. Pushuesit nisën të largoheshin dhe braktisën plazhin që në orët e para të ditës.
Aktivizimi i zjarreve ka nisur prej dy ditësh ne lartesinë e Lezhës. Kurse gjatë natës së shkuar një zjarr i fuqishëm u aktivizua në malin e Shëngjinit. Shumë banorë u alarmuan dhe kerkonin ndihmë. Drejtues vendorë, zjarrfikëse dhe forca të Ushtrisë shkuan në vendin e ngjarjes dhe larguan disa nga familjet më të rrezikuara. Orëve të paradites ata u kthyen në banesat e tyre, dhe në këtë zonë zyrtarisht thuhet se nuk ka rrezik.
Në këtë operacion u angazhuan mbi 100 efektivë të Batalionit Vau i Dejës dhe Batalionit Komando.
Ministria e Mbrojtjes informoi paradite, se, “Forca Ajrore u angazhua me një helikopter gjatë pasditës së djeshme. Forcat e Armatosura në bashkëpunim me Emergjencat Civile punuan deri në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur dhe u bë e mundur shuarja e zjarrit. Në mbështetje të këtij operacioni u angazhuan edhe 5 mjete transporti dhe 2 ambulanca, të gatshme për evakuim banorësh të rrezikuar dhe dhënie ndihme.
Njëherësh, 4 mjete zjarrfikëse të Komandës Mbështetëse u angazhuan në operacionin për fikjen e zjarrit në Malin e Shëngjinit në Lezhë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/