Policia e Sarandës fsheh 2 të plagosur nga aksidenti i policit

Policia e Sarandës fsheh 2 të plagosur nga aksidenti i policit

53
0
Shares

Policia e Sarandës ka fshehur dy të plagosur të tjerë gjatë aksidentit në Sarandë ku një makinë shmangu rrugën e përfundoi në një dyqan duke e shkatërruar atë dhe plagosur dy persona.

Një i afërm i dy të plagosurve, ka thënë për Jetaoshqef.al se ky aksident nuk ka marrë rëndësinë e duhur në lajme, pasi personi që shkaktoi aksidentin është pjesë e shtetit. Ai thotë se vec shitëses janë plagosur edhe 2 persona të tjerë. Njëri prej tyre është nisur urgjent për në Tiranë.

” Drejtuesi i mjetit ngaqë është i shtetit, po mundohet ta mbyllin me kaq ngjarjen që të mos zgjasi më andej. Një nga të afërmit e mi po transportohet aktualisht me ambulancë drejt Spitalit Ushtarak, ndërsa tjetri ka marrë edhe ai disa dëmtime në trup. Ju lutem publikojeni sepse polici që drejtonte makinën nuk ka pasur asnjë kalimtar në rrugë, por ka humbur kontrollin nga shpejtësia e madhe dhe ka përfunduar në butik. Gjendja e njërit është me çarje të lehta në të gjithë trupin dhe tjetri me çarje të rënda në të gjithë trupin dhe plus probleme me shtyllën kurrizore. Ndërsa shoferi është larguar me vrap. Ai nuk devijoi rrugën për askënd, por ishte me shpejtësi, kjo është e vërteta që shteti po e fsheh. E kupton kjo është gënjeshtër,gjithsesi kjo është jeta dhe vendi ku jetojmë”, ka thënë nipi i dy të lënduarve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY