A priten ndryshime në kabinetin qeveritar? Kryetari i grupit parlamentar Petrit Vasili në një intervistë telefonike për Ora News thotë se i është atribut dhe përgjegjësi e kryeministrit Edi Rama.
“Është atribut dhe përgjegjësi e Kryeministrit Edi Rama”.
Po për LSI-në a duhet të ketë ndryshime në qeveri për tu përdorur si kartë elektorale për zgjedhjet e ardhshme?
“Ndryshimet në qeveri nuk kanë të bëjnë me kartat elektorale. Kur dikush i mungon impenjimi nuk ka moment elektoral por patjetër duhet të lëvizë. Ndryshimin e njerëzve nuk e kemi parë në funksion të ditës apo çështjeve elektorale por në frymën e përgjegjësisë ndaj detyrës. Nuk ka një ditë të caktuar ku mund të bëhen ndryshime dhe një ditë ku nuk mund të bëhen ndryshime. Kjo është një dinamikë që vlerësohet vetëm nga performanca”, shprehet Vasili.
A ka tejkaluar ngërçin për reformën PS – LSI?
“Mund të konfirmoj që vazhdojmë të kemi të njëjtën përgjegjshmëri për reformën, kurse ngërçin s’e kam parë gjëkundi por është një atribut i mediave që po jua lë juve të medias ta administroni. Ne nuk kemi pasur ngërç por koherencë dhe vazhdojmë të kemi koherencë. Por po e them me një dozë shakaje se sikur verës po i vjen fundi dhe telenovelës për ngërçin i erdhi fundi”, përgjigjet Petrit Vasili.
Vasili thotë se koha në dispozicion deri më 30 gusht për të miratuar ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve është e mjaftueshme për të afruar qëndrimet
“Me vullnet të mirë mund të arrihet një miratim konsensual i ligjit. Dhe ky vullneti i mirë duhet të mbizotërojë edhe për 7 ligjet e Reformës”, shton Vasili.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/