Të gjithë tashmë janë të bindur që Check up ka dështuar…të vetmit që po përpiqen ta bëjnë të duket mirë për të justifikuar 120 milionë eurot dhënë mikeshës Vilma, janë Rama dhe Beqaj, tha deputetja e PD, Albana Vokshi.
“Qytetarët nuk duan ta bëjnë atë check up që vetëm u shkakton kosto jo vetëm financiare por edhe stres psikologjik e mendor…
Mjekët e Qendrave Shëndetësore tregojnë se numri i qytetarëve që bëjnë check up, (pavarësisht manovrave të Beqës) është ulur ndjeshëm këtë vit.
Kjo ka krijuar panik te Rama dhe Beqaj ndaj janë vënë në lëvizje javët e fundit:
– Kane derguar ekipe nga Fondi I Sigurimit te Detyrueshem Shendetesor dhe ministria ne cdo Qender SHENDETESORE duke ushtruar presion ndaj drejtuesve te tyre dhe ndaj mjekeve te familjes
– Nuk ka mjaftuar kjo, por ditet e fundit Beqaj eshte investuar vete duke thirrur ne Ministri drejtuesit e Qendrave SHendetesore si dhe 20 mjeket me “performance” te ulet ne check up ne Tirane…
Raportohet se i nervozuar, ne menyre arrogante Beqaj ka kercenuar mjeket e familjes se nese nuk rrisin numrin e qytetareve qe bejne check up, ne shtator do t’i pushtonte nga puna.
Pyes Ministrin Beqaj:
1- Kush ja jep atij guximin dhe autoritetin qe te shantazhoje mjeket kur ata nuk kane kontrate me Ministrine e Shendetesise por me Fondin e Detyrueshem te Sigurimeve Shendetesore??
Perderisa nuk e ka kete autoritet, atehere qartazi dhe haptasi, ai po punon per llogari te Vilmes….
2-Nga kush dhe si vleresohet performanca e mjekeve te familjes?? Apo Check up tashme eshte kthyer ne te vetmin indikator performance??
3- A e ka lexuar Beqaj Kontraten e Mjekut te Familjes me Fondin e Sigurimit te Detyrueshem Shendetesor?? Dhe a e di ai qe nuk ka as edhe nje pike te kontrates qe parashikon objektiva specifike apo masa qe mund te merren ndaj mjekeve ne lidhje me check up??
4- A e di Beqaj qe e vetmja gje qe mund te beje per te rritur gadishmerine e mjekeve per check up, eshte incentivimi me shperblime e paga shtese, por ne asnje menyre nuk mund te merren masa te tjera apo te pushohen nga puna?? Por parate sigurish nuk shkojne per rritje rrogash apo shperblime per punen e palodhur te stafit shendetesor te qendrave shendetesore, por shkojne ne llogarite e klienteve te Rames e Beqes!!
5- Po si mundet te ushtroje kete lloj presioni ndaj stafit te Qendrave Shendetesore (te vene tashme ne funksion te check up te Vilmes) kur atyre ju ka mohuar rrogen e 13 qe e merrnin cdo qershor?? Apo me keq, i ka ulur edhe pagat me 30-40 mije leke secilit (pasi ka gjetur si artifice numrin e banoreve per cdo mjek??)
PD eshte e vendosur per te bere transparence deri ne fund ne lidhje me kete skandal te Rames e per te mbrojtur deri ne fund te drejtat e bluzave te bardha te Qendrave Shendetesore.
Ne ditet ne vijim do denoncojme skandale te tjera ne lidhje me check up te dyshes Rama – Beqa”, tha Vokshi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/