Shkon në 73 numri i viktimave nga tërmeti në Itali, mbi 100...

Shkon në 73 numri i viktimave nga tërmeti në Itali, mbi 100 të zhdukur

53
0
Shares

TërmetI i fuqishëm me magnitudë 6 i shkallës Rihter goditi gjatë natës Italinë qëndrore, ka shkaktuar të paktën 73 të vdekur e mbi 100 të plagosur.

Autoritetet njoftojnë se të paktën 150 persona rezultojnë të zhdukur, ndërsa janë të shumtë ata që janë bllokuar nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara. Mes të vdekurve raportohet të ketë edhe fëmijë. Ekipet e emergjencave nxorrën nga rrënojat trupin e një vajze 7-muajshe, pak çaste pasi kishin arritur të shpëtonin vëllain e saj binjak.

Mes të plagosurve janë edhe 5 shqiptarë, banues në qytezën e Amatrices. Lajmi u konfirmua zyrtarisht edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila njoftoi se të gjithë të plagosurit mbërritën me helikopter në spitalin “Gemelli” të Romës dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Emrat e tyre nuk bëhen të ditur.

5

Kjo video amatore brenda një banese tregon çastet e tronditjes së fuqishme të orës orës 3:36 minuta.

Qyteti më i goditur është Amatrice, në provincën e Rietit, një zonë e njohur për aktivitetin e lartë sizmik. Kryetari i bashkisë tha për mediat italiane se “gjysma e qytetit nuk është më”.

Pamjet tregojnë një qytet fantazmë. Dëshmitarët në vendngjarje rrëfejnë të tronditur se dëgjonin zëra nën rrënoja që thërrisnin dëshpërimisht për ndihmë. Ishin 3 lëkundjet e tokës. Më e forta ishte ajo e regjistruar në orën 3:36 të mëngjesit, 2 km nga qytezat e Accumolit.

Më shumë se 2500 banorë janë shpërngulur, pjesa më e madhe e tyre turistë. Autoritetet i bëjnë thirrje popullsisë të ndihmojë, duke dhuruar gjak për të plagosurit e shumtë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY