Sigurimi i detyrueshëm i makinave tashmë do të kushtojë deri në 25% më shtrenjtë. Shoqëritë e sigurimeve duke filluar nga dita e sotme i kanë shitur policat TPL me një çmim të ri, mesatarisht në 18,500 lekë.
Kjo rritje e çmimeve sipas drejtuesve të kompanisë së Jo-Jetës erdhi për disa arsye.
E para ka të bëjë me reflektimin e vendimit të AMF-së, se primi i riskut nuk duhet të jetë më i ulët se 100 euro, çka do të thotë se nuk mund të shiten polica nën këtë vlerë. Sipas shoqërive të sigurimit, nga bilanci i të dhënave të gjashtëmujorit rezultoi se primi i riskut ishte mbi 100 euro.
E dyta, sipas drejtuesve të shoqërive të sigurimit, shkak për rritjen e tarifave janë aksidentet e shumta automobilistike që kanë ndodhur kohët e fundit e që kanë bërë që të rritet ekspozimi kundrejt këtyre rreziqeve.
E treta, sipas tyre, tarifa e re reflekton edhe rritjen e taksës së sigurimeve që hyri në fuqi në janar të 2016-ës.
Në paketën e re fiskale 2016, taksa kombëtare nga 3% u rrit në 10%. Shoqëritë e sigurimit shpjeguan se nuk e reflektuan këtë ndryshim te primi i shkruar bruto për produktet TPL në 6 mujorin e parë të këtij viti.
Sipas të dhënave të AMF-së, produkti TPL e brendshme, në periudhën janar – qershor 2016, pati një rritje prej 4.10% të volumit të primeve të shkruara bruto. Kjo u shoqërua edhe me një rritje të numrit të kontratave prej 5.20% krahasuar me periudhën janar – qershor 2016.
Pavarësish kësaj rritje, Shqipëria ende ka nivelin më të ulët mesatar të primit të sigurimit të detyrueshëm motorik në rajon.monitor
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/