Erion Veliaj përgjegjësi i vdekjes së Arditit, prokuroria mos të bëhet pjesë...

Erion Veliaj përgjegjësi i vdekjes së Arditit, prokuroria mos të bëhet pjesë e padrejtësisë

69
0
Shares

Sërish PD ka fajësuar sot kryebashkiakun e Tiranës, për vdekjen e një adoleshenti në bandillin e Sharrës. Sipas deputetes së PD-së, Mimoza Hajdarmataj, Prokuroria duhet ë hetojë këtë skandalin te landfilli i Sharrës dhe të mos bëhet pjesë e padrejtësisë.
“Çfarë duhet të ndodhë tjetër që ky mashtrues që shet për punë të mirë e të sigurt një ferr paligjshmërie ku humb jetën një 17 vjeçar, të mbajë përgjegjësi e të dalë para ligjit.
Erion Veliaj është sot pa asnjë dyshim përgjegjësi kryesor për humbjen e jetës së Arditit.
Nëse prokuroria vonon hetimin e ndjekjen e tij penale, për fat të keq bëhet pjesë e padrejtësisë.
Partia Demokratike do të qëndrojë fort tek kjo çështje,  ne do të bëjmë gjithçka që të zbardhet e plotë ngjarja e të përgjigjen para ligjit ata që e shkaktuan dhe e çuan drejt vdekjes Arditin”, shprehet në emër të PD-së, deputetja Mimoza Hajdarmataj.

Deklarata e plotë e deputetes së Partisë Demokratike, Mimoza Hajdarmata


mimoza hajdarmataj 24 gusht 2016Të gjitha dëshmitë që kanë dalë në media, të punonjësve të landfillit, të familjarëve të tyre, tregojnë se ishte thirrja e Erjon Veliajt që i bëri të shkonin e të punonin aty.
Erion Veliaj me thirrjen që bëri në televizione, premtoi punë të sigurt e kushte teknike të garantuara.
Këtë thirrje dëgjoi edhe Arditi 17 vjeç, por gjithçka rezultoi një mashtrim.
Mashtrim i Erion Veliajt që për fat të keq Arditit i mori jetën.
Është zbuluar se jo vetëm nuk kishte asnjë parametër teknik e sigurie në landfillin e Veliajt, në biznesin e tij me kreun peqinas të PS-së, por aty shfrytëzoheshin barbarisht çdo ditë, të mitur e gra me tre turne për fare pak lekë.
Pagesa ishte qesharake ndërkohë që të rinjve, të miturve, burrave dhe grave u merrej fryma në atë punë të rëndë, në atë biznes fitimprurës për Veliajn dhe partnerin e tij Teqja, i shpallur në kërkim nga policia.
Të gjitha këto rrethana e nxjerrin Erion Veliajn njësoj përgjegjës e njësoj fajtor sa ata që direkt në landfill merrnin në punë të mitur e nuk garantonin kushte.
E nxjerr fajtor Veliajn thirrja e tij publike për rekrutim në atë aferë kriminale, thirrje që solli vdekjen e 17 vjeçarit.
Çfarë pret prokuroria që të thërrasë Veliajn e ta marrë atë nën përgjegjësi penale.
Ky falsifikator, hajdut, i korruptuar që mbledh të mitur në biznesin e tij, ku rezulton që mund të humbësh dhe jetën, pse qëndron mbi ligjin?
Çfarë duhet të ndodhë tjetër që ky mashtrues që shet për punë të mirë e të sigurt një ferr paligjshmërie ku humb jetën një 17 vjeçar, të mbajë përgjegjësi e të dalë para ligjit.
Erion Veliaj është sot pa asnjë dyshim përgjegjësi kryesor për humbjen e jetës së Arditit.
Nëse prokuroria vonon hetimin e ndjekjen e tij penale, për fat të keq bëhet pjesë e padrejtësisë.
Partia Demokratike do të qëndrojë fort tek kjo çështje,  ne do të bëjmë gjithçka që të zbardhet e plotë ngjarja e të përgjigjen para ligjit ata që e shkaktuan dhe e çuan drejt vdekjes Arditin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY