Erion Veliaj flet pas stuhisë: Natyrën s’e kontrollojmë dot

Erion Veliaj flet pas stuhisë: Natyrën s’e kontrollojmë dot

53
0
Shares

Përmbyjet e menjëhershme në Tiranë pas stuhisë me shi e breshër që goditi kryeqytetin kanë mbajtur nën ujë Tiranën për disa orë edhe pse rrebeshi kishte pushuar.

“Natyrën s’e kontrollojmë dot, sidomos stuhi breshëri në Gusht”, tha Erion Veliaj në mbrëmje pasi Tirana dukej më qetë.

Edhe kësaj here kryetari i bashkisë nuk ia doli të qarkullonte ujërat e shumta në kanalet kulluese por i lëshoi në rrugë, njësoj sic ndodh në qytetin Durrësit.

Projektet dhe aksionet për pastrimin dhe rikuperimin e sistemeve kulluese në kryeqytet shkrihen si bryma në diell sapo bie shi.

Megjithatë kryetarin Veliaj nuk e ka lënë entuziazmi. “Fatmirësisht asnjë s’është lënduar, por humbëm shumë pemë e shtylla ndriçimi – do punohet natën për t’i zëvendësuar shumë shpejt.”, thotë ai.

Si një analist i rrallë moti ai vijon të futë stuhinë e Tiranës në skenarin e keq që përgadit natyra ndaj kryeqytetit. “Ndonëse s’ishte katastrofale si në Maqedoni, Çeki, Angli apo Francë me reshjet e befasishme këto kohë, prapë disa reflektime vlejnë. Natyra po na kthen atë që i kemi bërë e na ndëshkon në mes të vapës me stuhi – ndaj le të mos ndërtojmë mbi lumë e kolektorë, le të mos zaptojmë çdo copë natyre të lirë, le të mos ndosim me tonelata qesesh çdo rrugë e bllokuar çdo zgarë”, porosit Kryetari i bashkisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY