EMRI/ Tiranë, arrestohet mashtruesja 33-vjeçare nga Vlora

EMRI/ Tiranë, arrestohet mashtruesja 33-vjeçare nga Vlora

249
0
Shares

Një tjetër mashtruese është arrestuar nga policia e Tiranës.
Burime zyrtare të Policisë Vendore, bënë të ditur se dje u bë ekzekutimi i Vendimit Penal për shtetasen Alda Kaçaj, 33 vjeçe, banuese në Vlorë, sepse Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 4 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Mashtrim”, vepër penale parashikuar nga Neni 143/2 i Kodit Penal.
Arrestimi i saj është i dyti rast mashtruese në dy ditë, që arrestohet nga policia e Tiranës.
Një ditë më parë, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë, bënë të mundur kapjen sot, të 25-vjeçares të shpallur në kërkim Xhuljana Fahri Çami, 25 vjeç, banuese në Tiranë.
Sipas policisë, 25-vjeçarja është dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me 7 vjet burg, për veprën penale “Mashtrim” i kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 143/2 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY