Një turiste spanjolle akuzoi një 33-vjeçar shqiptar se e ka përdhunuar ndërkohë që po bënin një shëtitje me skaf.
Ngjarja ka ndodhur në ishullin e Kretës në Greqi, teksa 25-vjeçarja nga Spanja po bënte pushime.
Sipas rrëfimit të vajzës nga Spanja, shqiptari e mori spanjollen në një skaf në breg të detit dhe më pas e përdhunoi.
Dyshimet e hetuesve janë se 33-vjeçari shqiptar punon në një restorant në atë zonë.
Ai është shpallur në kërkim, por ende nuk është gjetur. Turistja spanjolle sot do t’i nënshtrohet ekspertizës nga mjeku për të konfirmuar nëse vajza është përdhunuar vërtetë nga shtetasi shqiptar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/