Të bësh drejtësi kushton! Fatura e reformës, 40 milionë USD në vit

Të bësh drejtësi kushton! Fatura e reformës, 40 milionë USD në vit

61
0
Shares

Reforma në drejtësi kushton 40 milionë dollarë në vit. Pas entuziazmit legjitim që solli miratimi me konsensus i paketës së ndryshimeve kushtetuese, në Ministrinë e Financave kanë nisur përllogaritjet e para se cila do të jetë fatura e reformës historike për buxhetin.

Burime zyrtare i thanë Top Channel se llogaritë e para të ekspertëve dalin në përfundimin se zbatimi i reformës mund të ketë një faturë deri në 4 miliardë lekë në vit.

Këto janë para që do të shkojnë për ngritjen e institucioneve të reja, por edhe rritjen e ndjeshme të pagave që do të përfitojnë punonjësit e sistemit të drejtësisë.

Megjithatë, Ministria e Financave thotë se këto janë vetëm llogaritë paraprake dhe saktësimi i mëtejshëm i tyre mund të çojë në një shifër më të ulët.

Aktualisht një nga hallkat më të rëndëishme të sistemit të drejtësisë, ai i gjyqësorit, funksionon me buxhet të pavarur, njësoj si modeli i universiteteve.

Gjykatat arkëtojnë të ardhura nga tarifat e gjyqeve dhe veç tyre marrin edhe një transfertë të përvitshme nga buxheti i shtetit.

Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, aktualisht buxheti financon rreth 500 milionë lekë në vit për rrogat dhe shpenzimet e gjykatave, por me reformën e re kjo shifër do të jetë disa herë më e madhe.

Sipas Ministrisë së Financave, qeveria shpreson të marrë një grant prej 30 milionë euro nga Bashkimi Europian për të përballuar një pjesë të faturës, të paktën në vitin e parë. Madje, Brukseli ka kushtëzuar disa parime në ligjin për vetingun pikërisht me dhënien e financimeve.

Ndërkohë që një tjetër variant, i cili po diskutohet për të amortizuar koston e reformës është edhe rritja e disa tarifave që qytetarët paguajnë për shërbimet gjyqësore.

/ Top Channel

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY