Një operacion i mbajtur tepër sekret për të shmangur rrjedhjen e informacionit dhe dekonspirimin e veprimeve policore ka nisur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Për herë të parë gjatë këtij viti në fushatën antikanabis organizohet një operacion me bashkëpunimin e Prokurorisë, SHCBA (Shërbimi Çështjeve të Brendshme Administrative), Forcave të Ndërhyrjes së Shpejt (FNSH) dhe Drejtorisë së Policisë Korçë, shkruan “Balkan Web”.
Nga të dhënat e siguruara nga gazetari investigativ i “News24”, Artan Hoxha, sot në orën 01:00 pas mesnatës, 40 trupa të FNSHsë Tiranë të mbështetura me logjistike për aksione antikanabis janë nisur në drejtim të Kolonjës. Operacioni për arsye të sekretit hetimor është mbajtur i fshehtë duke mos e njoftuar policinë lokale të komisariatit të Ersekës, pasi ka dyshime se efektive të saj bashkëpunojnë me trafikantet.
Në orët e para të mëngjesit trupat e FNSH dhe oficerë gjyqësore të Prokurorisë dhe SHCBA pas një udhëtimi në terren të vështirë malor kanë mbërritur në destinacion. Zona objektiv i operacionit ndodhet në një terren të thellë malor, në kufi të tre rretheve KolonjëPërmet-Skrapari. Zona është shumë pak e populluar pasi fshatrat përreth janë thuajse të braktisura nga popullsia lokale. Nga orët e para të mëngjesit të sotëm e deri pasdite trupat e FNSH kanë zbuluar disa parcela te mëdha me kanabis, ku bima ndodhej në fazën e pjekjes dhe e ka kaluar lartësinë prej 2 metrash.
Sasia e bimëve narkotike te asgjësuar nga policia është 18 mije rrënje, me një vlere qe I kalon 10 milionë euro. Dyshohet se narkotrafikantet kane bashkëpunuar me oficere te policisë lokale kundrejt shumave te mëdha ne para. Policet e implikuar ne rastin ne fjale dyshohet se u kane dhëne garanci trafikanteve se nuk do preken gjate aksioneve policore ne këmbim te pagesave te majme. Po ashtu policet e implikuar kane fshehur informacionin per vendndodhjen e parcelave me kanabis dhe kane raportuar te dhëna te rreme te eproret e tyre. Ata akuzohen se kane dekonspiruar çdo lëvizje te policisë te trafikantet. Ne orët ne vazhdim pritet te këtë arrestime te personave te përfshirë ne këtë aktivitet kriminal si dhe oficereve te policisë qe Kane bashkëpunuar me ta. Për shkak te sekretit hetimor nuk jepen ende te dhëna se deri ne çfarë niveli hierarkik janë oficeret e policisë të implikuar ne këtë veprimtari kriminale.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/