Rama në pikë të hallit, mburret me punët e Bashës si kryebashkiak

Rama në pikë të hallit, mburret me punët e Bashës si kryebashkiak

50
0
Shares

Ish-nënkryetari i bashkisë së Tiranës ka denoncuar sot dështimin e kryeministrit Edi Rama me investimet, i cili mburret me punët e ish-kryebashkiakut të Tiranës, Lulzim Basha.
“Pas bulevardit të ri radha i ka ardhur një tjetër projekti të realizuar dhe nisur zbatimin nga ish-kryebashkiaku Lulzim Basha. Sot Edi Rama u krekos si gjeli majë plehut me shkollën ‘Qemal Stafa’ një investim i nisur me 22 shkurt 2015. Në fakt s’ka faj se është në pikë të hallit. Bilanci i tij i investimeve është zero, papunësia është shtuar, ekonomia në krizë, mijëra biznese të falimentuar ndërsa taksat janë rritur çmimet janë rritur, çmimi i energjisë, naftës etj.
Shkolla ‘Qemal Stafa’, një investim prej rreth 152 milionë lekësh, është iniciuar, projektuar dhe ka nisur zbatimin nga administrata Basha. Dështimi i Edi Ramës nuk fshihet dot duke u mburrur me punët e të tjerëve”, u shpreh Enno Bozdo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY