Prokuroria të thellojë hetimet ndaj skllavopronarëve të landfillit të Sharrës

Prokuroria të thellojë hetimet ndaj skllavopronarëve të landfillit të Sharrës

105
0
Shares

PD ka kërkuar sot nga organi i akuzës, thellimin e hetimeve për skandalin e shfrytëzimit të fëmijëve në landifillin e Sharrës.
Në emër të PD, deputetja Albana Vokshi ka apeluar edhe ndaj institucioneve që mbrojnë gratë dhe fëmijët që të reagojnë ndaj këtij shfrytëzimi skllavapronar.

Deklarata e plotë e deputetes Albana Vokshi


albana vokshi, 22 gushtE vërteta është tronditëse dhe dramatike:
Me dijeninë e plotë të Erion Veliajt, në Landfillin e Sharrës, shfrytëzoheshin për punë të rënda fëmijë 10 vjeçar!
Investigimi kurajoz i ndërmarrë nga Drejtoresha e Lajmeve në A1Neës Alida Tota bashkë me stafin e saj zbuloi dëshmitë tronditëse:
– Në landfilldin e Sharrës, administruar nga Bashkia e Tiranës dhe Firma 3R, shfrytëzoheshin 50 fëmijë, madje edhe të moshës 10 vjeç;
– Ky shfrytëzim do të vazhdonte edhe sot nëse nuk do të humbte jetën Arditi 17 vjeç, që punonte në landfill turn i tretë.
‎- Veliaj në një dëshmi televizive post-produksion, të montuar nga zyra e tij e shtypit u bëri thirrje qytetarëve të punësoheshin ne landfill pasi do të punojnë me kontrata dhe siguracione. Por e vërteta është, se i zhytur thellë në korrupsionin e plehrave lejoi të shfrytëzoheshin fëmijë, gra dhe burra, të cilët u trajtuan si skllevër, pa kontrata dhe pa siguracione. Sipas dëshmive në investigim, një pjesë e grave janë larguar me dhunë nga landfilldi pa marrë asnjë pagesë për punën e bërë.
– Veliaj dhe kryetari socialist i Peqinit, i kërkuar nga drejtësia por që mbrohet nga Edi Rama, nuk kishin siguruar asnjë kusht higjieno-sanitar ‎
– Në landfill nuk respektoheshin kusht teknike të sigurisë në punë. Riciklimi kryhej nga punonjësit pa pajisjet mbrojtëse dhe s’merrnin as trajnime për sigurinë teknike.
Ku ishin institucionet përgjegjëse për verifikimin e kontratave, kushteve e standardeve ne Landifllin e Sharrës?
Ku janë institucionet për mbrojtjen e grave? Po agjencia për mbrojtjen e fëmijëve? A nuk ka bërtitur Rama me muaj të tërë burg-burg-burg ne emër të formalizimit te punësimit? Sa punëtorë kishte të formalizuar në Lanfill??
A janë llogaritur 300 punonjësit e landfillit të Sharrës në propagandën e 300 mijë vendet e reja të punës?
A janë krijuar vendet e punës me mëditje për gratë, ne emër të barazisë gjinore dhe promovimit të grave ne Shqipëri? Kush e kontrollon skllavopronarin Erion Veliaj!
Shfrytëzimi i 50 fëmijëve në Landfill-in e Sharrës, vetëm 10 minuta larg zyrës së Kryetarit të Bashkisë së Tiranës dhe 8 minuta nga zyra e shefit të tij Rama është dëshmia e kapitullimit të institucioneve shtetërore.
Në cilësinë e Kryetares së Komisionit Parlamentar të Punës, Cështjeve Sociale dhe Shendetësisë, i bëj thirrje Prokurorisë të thellojë hetimet për këtë krim shtetëror, për të cilin kanë edhe një provë të pakundërshtueshme, një investigim mediatik të lenë në gjysmë të rrugës, pas shkarkimit nga puna të Drejtoreshës së Lajmeve të televizionit A1News, znj. Alida Tota, me urdhër të skllavopronarit Veliaj.
Nëse Erion Veliaj po merret me censurimin e mediave dhe nuk ka kohe të shkruaje dorëheqjen, Kryeprokurori duhet të rinisë punën, aty ku gazetarët e ndërprenë për shkak të censurës.
Kryetarit të Kuvendit i kërkoj që të thërrasë një seancë urgjente për skandalin e shfrytëzimit të fëmijëve dhe grave në landfillin e Sharrës, i administruar nga Veliaj dhe Kryetari në kërkim i Partisë Socialiste të Peqinit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY