“Janë akoma të freskëta pamjet e punonjësve të Policisë së Shtetit që shtynin automjetet e ngecura rrugëve për mungesë karburanti, pasqyrë e një historie të turpshme dhe të gjatë vjedhjeje me talonet e karburantit. Sot, ne jemi këtu, për të deklaruar se kësaj praktike të ndyrë shtetërore, 20 e kusur vjeçare, i japim fund dhe jo vetëm për Policinë e Shtetit, por për të gjitha institucionet shtetërore që përdorin automjete dhe çdo vit hapin gropa në buxhet, për shkak të vjedhjes masive, epidemike, të parave përmes abuzimeve me talonet e karburantit”.
Këtë deklaratë bëri kryeministri Edi Rama më 25 korrik, kur para disa policëve dhe në krah të ministrit Saimir Tahiri prezantoi kartat me të cilat do të furnizoheshin me karburant automjetet e policisë.
Por kjo foto blof kryeministrin, e cila tregon se si shtyhet një makinë policie në mes të ditës, në një nga rrugët kryesore të Tiranës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/