Pelegrinazhi i besimtarëve bektashinj në malin e Tomorrit që ka nisur që perj dy ditësh kulmon sot me ceremoninë fetare për nder të imamit. Në këtë ceremoni morrën zyrtarë të lartë të qeverisë dhe diplomatë të akredituar të vendit tone. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve Haxhi Baba Edmond Brahimaj duke falenderuar besimtarët tha se është një nder dhe kënaqësi që cdo vitë në këtë vend konstatohet numri në rritje i pelegrinëve që marrin pjesë. “Më lejoni t’ju urroj të gjithëve, qofshi dritë dhe zoti na bekoftë të gjithëve”.
Në këtë ceremoni morri pjesë edhe ministri i Mirqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi. Klosi ka premtuar përmirësim të infrastrukturës rrugore në Teqen e Kulmkut. Po ashtu pjesmarrës në këtë festë ishin edhe përfaqësues të trupit diplomatic në vendin tonë. Përfaqësues të SHBA dhe OSBE uruan gjithë besimtarët për këtë festë. Numri i pelegrinëve gjatë këtyre ditëve pritet të arrijë në 400 mijë njerëz nga Shqipëria, Kosova, Mali I Zi, Maqedonia e më gjerë nga gjithë Europa.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/