Familja e 12-vjeçarit A. Z., të masakruar nga i afërmi i tij Jorgos Zani disa ditë më parë në fshatin Palasë të Vlorës, që banon në lagjen “1 Maj”, të qytetit të Fierit, prej ditësh është mbuluar nga tmerri, dhimbja dhe lotët. Aty hyjnë dhe dalin qindra qytetarë, të afërm, familjarë të viktimës. Ata kanë vijuar të presin një ditë pas funeralit të përmotshëm në varrezat e qytetit të Fierit ngushëllimet e rastit, sipas traditës dhe zakonit shqiptar.
Të drobitur deri në kockë nga humbja e fëmijës janë prindërit e tij. Nëna ka pësuar shok. Ajo nuk di ende se çfarë ka ndodhur realisht me djalin e saj të mitur. I kanë thënë se djali ka goditur kokën në gurë dhe ka humbur jetën.
Po kështu edhe babai, gjyshërit. Të gjithë. Edhe vetë komuniteti fierak është i shokuar.
Ngjarja e cila tronditi një Shqipëri të tërë ndodhi mesditën e të enjtes, ku 30-vjeçari Jorgos Zani i preu kokën kushëririt të tij 12-vjeçar. I mituri me inicialet A. Z., sapo kishte shkuar për pushime te gjyshja e tij në fshatin Palasë të Himarës, ndërsa 30-vjeçari ishte i afërm i tyre.
Policia ka bërë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e problemeve mendore të autorit. Ndaj autorit monstër është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg” nga gjykata e Vlorës, deri në përfundim të hetimeve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/