Bie zjarri në gomonen e policisë në Vlorë

Bie zjarri në gomonen e policisë në Vlorë

87
0
Shares

Foto ilustruese

Një zjarr ka rënë në një gomone të policisë në Vlorë duke djegur pjsërisht atë ndërkohë që drejtuesi i saj është plagosur.

“Rreth orës 19:35, ka rënë zjarr në një nga gomonet e Portit të Policisë Kufitare në Himarë (i fikur, i parkuar në port) ku është dëmtuar pjesërisht gomonia gjithashtu edhe drejtuesi i këtij mjeti, shtetasi me inicialet B.I., 46 vjeç, banues në Himarë (Punonjës i Policisë Kufitare Himarë), i cili është dërguar në spitalin Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policie.

Paraprakisht bëjmë me dije se zjarri është shkaktuar për pasojë të një shkëndije elektrike në momentin kur drejtuesi i gomones ka qenë duke kryer shërbimet përkatëse të nxjerrjes së ujit, nëpërmjet ndezjes së pompës.

Policia po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY