Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nuk do të ushtrojë kompetencën e tij kushtetuese për hedhjen e shortit për anëtarët e KED, pas Presidenti i vendit, Bujar Nishani nuk pranoi të niste procedurat në mungesë të njëligji që mbështeste ndryshimin në Kushtetutë, sipas oraneës.
21 gushti ishte afati i fundit që këtë komptencë ta zbatonte Kryetari Kuvendit për hedhjen e shortit të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.
Sipas nenit 149 të Kushtetutës përcaktohet se kryetari i Kuvendit ka 10 ditë kohë nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese për të kryer këtë proçes, në rast se Presidenti i Republikës nuk e ka ushtruar këtë kompetencë. Pika 11 e ketij neni përcaktonte se:
“Presidenti i Republikes, brenda pese diteve nga hyrja ne fuqi e ketij ligji, zgjedh me short anetaret e Keshillit te Emerimeve ne Drejtesi , sipas nenit 149/d, pika 3 te Kushtetutes. Nese Presidenti i Republikes nuk i perzgjedh anetaret brenda pese diteve nga hyrja ne fuqi e ketij ligji , Kryetari i Kuvendit i zgjedh ata me short brenda dhjete diteve nga hyrja ne fuqi e ketij ligji. Te zgjedhurit qendrojne ne detyre deri ne daten 31 dhjetor te vitit kur hyn ne fuqi ky ligj”.
Ndryshimet kushtetuese hynë në fuqi në 11 gusht dhe kjo e dielë përmbyll afatin ligjor për këtë proçes nga Kryetari i Kuvendit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/