Pas të shtënave me armë zjarri në kryeqytet policia ka dhënë detajet e ngjarjes. Sipas policisë, dyshohet se tre persona janë konfliktuar për motive ende të paqarta mes tyre duke çuar deri në përdorimin e armës. Ngjarja ka ndodhur tek ish parku i autobusëve, në “Rrugën e Kavajës”, në Tiranë.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se njëri prej tyre ka qëlluar njëherë me pistoletë në drejtim të një personi dhe më pas ata janë larguar menjëherë.
Si pasojë e kësaj ngjarje, deri tani nuk raportohen persona të plagosur.Ndërkohë policia ka shoqëruar dy prej personave të dyshuar të përfshirë konflikt. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/