Një kat pa leje për Sadri Abazin, kompensim për votat në garën...

Një kat pa leje për Sadri Abazin, kompensim për votat në garën e Dibrës

80
0
Shares

Edhe pas denoncimit publik, edhe pas denoncimit që kanë bërë banorët e zonës, një kat i tërë me qindra metra katrorë në zemër të Tiranës, vazhdon të ndërtohet pa leje, por me bekimin e Edi Ramës.

Kjo shkelje haptazi e ligjit ndodh cdo ditë prej të paktën një jave, dhe ligji nuk e zë oligarkun e Edi Ramës, Sadri Abazi, tha sot zëdhënsja e PD, Ina Zhupa.

“Mijëra njerëz kanë hyre në burg këto tre vite dhe jane edhe sot në qeli për një avlli pa leje, apo një rregullim tjegullash. Përfundojnë në pranga qytetarët për një gjë shumë të vogël brenda shpisë së tyre, ndërsa Sadriu i Ramës bën një kat pa leje tek stacioni i trenit, përqesh banorët, tallet me policët dhe asgjë nuk ndodh.

Fqinjët e oligarkut të Ramës kanë njoftuar policinë dhe INUK-un para dy ditësh.

Ata u paraqiten, por u larguan pas 5 minutash, pa marrë asnjë masë. Ndërtimi vazhdon edhe në këtë moment që flasim.

Pse nuk e kap ligji Sadriun? Pse ligji funksionon për qytetarët, por jo për Sadriun?

Sepse me Edi Ramën nuk ka ligj, por ka sundim bande.

Ka dhe një arsye tjetër pse ligji nuk e kap Sadriun sidomos këto ditë. Janë zgjedhjet në Dibër. Sadriut i është kërkuar të hidhet në sulm e të blejë sa më shumë vota, dhe në këmbim i lejohet të ndërtojë pa leje dhe kundër ligjit, si dhe favore të tjera për të cilat do të denoncojmë nesër.

Kjo padrejtësi duhet të marrë fund. Banda e Edi Ramës duhet shkulur me cdo cmim.

Dhe kjo do ndodhë shumë shpejt. ‪‎

Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, tha zëdhënsja e PD, Ina Zhupa.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY