Koncesioni për Durrës-Kukës, brenda 2016-s, 164 mln lekë mirëmbajtje për tunelin

Koncesioni për Durrës-Kukës, brenda 2016-s, 164 mln lekë mirëmbajtje për tunelin

66
0
Shares

Edhe pse përpara një muaji Ministria e Transporteve shpalli si fituese të tenderit për të marrë për 40 vite koncesionin e mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit, kompaninë “Vendeta Bilgi”, buxheti i shtetit do të nxjerrë sërish para për këtë rrugë. Vizion Plus ka mësuar se Autoriteti Rrugor Shqiptar ka depozituar në datën 19 gusht një kërkesë për hapjen e një tenderi në Agjencinë e Prokurimeve Publike për mirëmbajtjen e tunelit të Kalimashit.Kontrata që do të marrë kompania fituese në këtë prokurim, ka një vlerë prej 1.6 milion dollarësh dhe jepet për 1 vit, afati i përfundimit të saj është shtatori i vitit që vjen. Shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve janë të domosdoshme, por orientimi i fondeve që po bën Ministria e Transporteve duket pak absurd, në specifikimet teknike të dokumenteve të tenderit kërkohet që kompania që do të marrë mirëmbajtjen e saj të bëjë edhe disa investime në tunel, siç janë pastrimi i mureve të tij dhe vendosja e sinjalistikës, para të cilat po ashtu do t’i japë buxheti i shtetit. Por edhe pse e pranon që deri në fund të 2016-ës do të finalizohet kontrata me koncesionarin, Autoriteti Rrugor nuk jep asnjë sqarim në shpalljen e bërë për arsyet se përse po shpenzon para shtesë.

Si objektiv i ARRSH-së mbetet dhënia me koncesion e mirëmbajtjes, operimit, menaxhimit dhe tarifës së paguar për korridorin rrugor Milot deri në Morinë, dhe kjo procedure pritet të përfundojë brenda vitit 2016.

Kompania që do të marrë mirëmbajtën e rrugës Durrës-Kukës do të marrë që në fillim një subenvencion nga shtetit prej 5.6 milion eurosh plus tarifës 5 euro për çdo automjet që kalon.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY