“Gylen do të ekstradohet”

“Gylen do të ekstradohet”

64
0
Shares

Shqyrtimi i provave nga SHBA-ja për Gylen, do të kërkojë kohë, por ai do të përfundojë me ekstradimin e tij. Kështu është shprehur hetuesi i kontraktuar prej shtatë muajsh nga qeveria turke Robert Amsterdam në një intervistë për agjencinë Anadolu.

“Është e rëndësishme të theksohet se çështja Gylen është unike dhe tepër e vështirë për perëndimoret për ta pranuar. Pavarësisht kohës qytetarët dhe shteti do të kuptojë se organizata ‘FETO’ e drejtuar prej klerikut Gylen, funksionon si një organizatë kriminale dhe terroriste”, përfundon Amsterdam.

Ky i fundit prej shtatë muajsh ka zbuluar se organizata “FETO” ka nje hierarki vertikale, ku Gylen udhëzon bordin drejtues dhe më pas këto urdhra kalojnë të komitetet konsultative, të cilat i përhapin udhëzimet drejt shefave rajonal, ose imamëve që funksionojnë në ne qytete apo rajone lokale.

Avokati Amsterdam vijon hetimet edhe në një tjetër fron atë të shpenzimit të shumës prej 500 milion dollarësh që vijnë si mbështetje nga qeveria amerikane për rrjetin e shkollave në Kaliforni, Teksas dhe Oklahoma. Sipas tij, dyshohet se këto para, nuk shfrytëzohen plotësisht për edukimin por përdoren për të mbështetur aktivitet dhe biznese të tjera të klerikut Gylen.

Ankaraja zyrtare akuzon klerikun qe jeton ne Pensilvani si orkestruesin e grushtit të shtetit më 15 korrik, ku humben jetën te paktën 240 persona.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY