Gjyqtarët dhe prokurorët, pensione si të pasurit

Gjyqtarët dhe prokurorët, pensione si të pasurit

70
0
Shares

Gjyqtarët dhe prokurorët nuk do të përfitojnë vetëm paga të larta por edhe pension të lartë pas miratimit të paketës ligjore të Reformës në Drejtësi.

Ministria e Financave, në një korrespondencë me Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi, ka ngritur si shqetësim se kostoja e lartë e pensioneve për prokurorët dhe gjyqtarët me miratimin e projektligjit të ri për statusin e tyre do të ketë një faturë të lartë për buxhetin e shtetit, që arrin vlerën e 32 miliardë lekëve në vit, shkruan sot Panorama në shkrimin kryesor të saj.

“Nëse marrim në konsideratë edhe faktin që pagat e propozuara janë shumë të larta, atëherë në vlerë absolute, ku deficiti për 1000 persona me paga mesatare 300.000 lekë në muaj, në log term është afërsisht 32 miliardë lekë”, thuhet në shkresën e Ministrisë së Financave.

Magjistratët përfitojnë si pension 60% të pagës bruto e cila sipas llogaritjeve i bie të jetë më e madhe se paga e Presidentit, Kryeministrit apo kryetarit të Parlamentit.

Edhe rritja pagave të gjyqtarëve dhe prokurorëve bie ndesh me ligje të tjera të në Shqipëri. Paga e tyre kalon një kufi të pagës maksimale që nuk duhet të jetë më i madh se trefishi i pagës mesatare në vend.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY