Vritet me plumb në kokë bariu në Vlorë, policia arreston edhe djalin...

Vritet me plumb në kokë bariu në Vlorë, policia arreston edhe djalin e 74 vjeçarit

66
0
Shares

Pas arrestimit të pronarit të një stani në lidhje me vrasjen e një bariu 21vjeçar, policia ka arrestuar edhe djalin e tij.

Në pranga përfundoi shtetasi i shpallur në kërkim Vullnet Lelaj, 34 vjeç, banues në fshatin Mesaplik.Arrestimi i tij bëhet për shkak të vrasjes së shtetasit Endri Kosteja, nga Librazhdi, ngjarje e ndodhur më 12 gusht të këtij viti. Një ditë më vonë, policia arrestoi shtetasin Sheref Lelaj, 74 vjeç.

“Në vijim të komunikatës datë 11.08.2016, që bën fjalë për vrasjen me dashje e kryer në bashkëpunim, të shtetasit E.K, më datë 19.08.2016, u ndalua shtetasi në kërkim Vullnet Lelaj, vjeç 34, banues në fshatin Mesaplik”, sqaron policia në komunikatë.Viktima punonte si çoban në stanin e shtetasve të arrestuar. Ai u dërgua i vdekur në spital si pasojë e një plumbi në kokë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY