SKANDALI I POLICISË/ 24 ORË NGA ZHDUKJA POLICIA NUK KA NISUR KËRKIMET

SKANDALI I POLICISË/ 24 ORË NGA ZHDUKJA POLICIA NUK KA NISUR KËRKIMET

57
0
Shares

Në foto, dy kushërinjtë që dyshohen se janë mbytur në rezervuar

Kërkimet nga polumbarët e policisë për gjetjen e dy kushërinjve që mendohet se mund të jenë mbytur në rezervuar në një fshat të Korcës ende nuk kanë filluar.

Kujtim Tahirllari, i ati i Rei Tahirllarit që është zhdukur që dje në drekë tha se polumbarët nuk kanë ardhur ende, gjatë një interviste për news24.

“Policia na tha se polumbarët nuk mund të kërkojnë natën dhe se ata do të jenë që në orën 5 të mëngjesit në fshat. Por ende nuk kanë ardhur edhe pse tashmë është mesditë. Ne nuk lë policia të kërkojmë në rezervuar. Vetë policia mbrëmë përdori disa mjete primitive, shkopinj për të kërkuar për djemtë”.

Pse nuk vinë polumbarët, tha babai nën ngashërime nga dhimbja, pse nuk na ndihmon kryeministri, pse nuk i sjell me helikopter polumbarët. Një polic deshi të futej por nuk e lanë kolegët”, tha babai duke iu drejtuar gazetares se nëse nuk do të jeni ju ne jemi të mbaruar. Vetëm të gazetarët kemi sytë, tha ai duke qarë.

Policia permes njoftimeve informale kishte njoftuar se polumbaret kane filluar kërkimet qe ne mengjes.

Dy kushërinjtë Berti dhe Rei Tahillari u zhdukën që dje në mesditë në fshatin Qatrom. Herën e fundit u panë në vendin e quajtur “Gropa e Danielit” një rezervuar i kënetuar i atij fshati.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY