Përvec kunatës së Guri Përgjegjit që dëshmoi kundër tij është edhe njerka, gruaja e dytë e Gurit që konfirmon sjelljet prej manjaku të të shoqit sa herë ndeshej me të bijen adoleshente.
Njerka e 15-vjeçares, përdhunuar nga i ati në fshatin Përgjegje të njësisë administrative Kastriot, në Bashkinë e Dibrës ka dhënë të tjera detare të rënda. “Panorama” shkruan se ajo është shprehur për Policinë e Dibrës se prej tre muajsh bashkëshorti i saj kishte shfaqur “dashurinë” për gjakun e tij, vajzën 15-vjeçare.
“Guri është kthyer nga Greqia tre muaj më parë. Kishte ndryshuar totalisht. Sa herë hynte në shtëpi e prekte vajzën në gjoks. Madje e fyente: ‘Ti do të bëhesh kurvë’, i thoshte. Kam mbetur e befasuar”- ka thënë ajo.
Më tej gjatë dëshmisë dhënë për policinë, ajo shprehet e sigurt se përdhunuesi është pikërisht ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/