Partia Demokratike dënoi sot nëpërmjet një deklarate për shtyp ndërhyrjen brutale të Erion Veliajt në media, që solli sipas saj largimin e drejtuesve të lajmeve në televizionin a1 news.
Alida Tota u flak nga puna, sepse ajo dhe kolegët tentuan të hedhin dritë mbi aferën e madhe të korrupsionit e klientelizmit në Sharrë, ku mbeti i vdekur 17 vjecari Ardit Gjoklaj, tha Sekretarja e PD për Marrëdhënie me Publikun, Grida Duma në një deklaratë për shtyp. Duma përmendi edhe kryeredaktorin Brahim Shima si të shkarkuar por në fakt Shima vijon punën dhe nuk është larguar nga pronarët e televizionit.
Një sjellje e përsëritur, tha Duma, pasi me 11 gusht, Veliaj bëri të heshtë edhe një media të rëndësishme si Top-Channel, duke bllokuar pasqyrimin e denoncimit të PD-së, për këtë ngjarje. Erion Veliaj del kështu hapur në mbrojtje të krimit e të korrupsionit në landfillin e tij.
Partia Demokratike i fton organizatat e medias të reagojnë për këtë rast, të mos pranojnë që një falsifikator i korruptuar si Erion Veliajt të bëhet drejtuesi i televizioneve dhe gazetave, theksoi zyrtarja e lartë e PD.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/