LUÇIANO BOÇI/Pse Reforma për Drejtësi refuzon mediat

LUÇIANO BOÇI/Pse Reforma për Drejtësi refuzon mediat

57
0
Shares

“Influencë” apo “ndikim”, të çojnë tek i njëjti burim: tek qëllimi i Ramës për të gjunjëzuar fjalën e lirë.

Dikur e varnin në litar, në mes të sheshit, sipas ligjit.

Sot duan ta lidhin pas litarit të vet, po sipas ligjit!

Në emër të drejtësisë ne nuk mund të lejojmë të ekzekutohet në mes të demokracisë, liria.

Është alogjizëm total të pengohet media në dhënien e argumentave, parashtrimin e opinioneve e paraqitjen e fakteve, qoftë dhe krahasuese.

Drejtësia jashtë demokracisë është thjesht një iluzion.

Në demokraci nuk mund të ketë institucione apo persona me “imunitet mediatik”, çfarëdo emri të kenë SPAK, Prukurori apo K/ministri!

Tentativat për të ndaluar fjalën e lirë me “ligj”, kanë filluar të lëkundin besimin e opinionit tek Reforma.

Me refuzimin që kërkon t’i bëjë medias Reforma në drejtësi ka filluar “të mbajë erë”.

Kam frikë se do “kutërbojë” më pas!

Stop “varjes” së medias e burgosjes së gazetarëve!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY