Kosovari Dijar Xhema “dënohet” me spital psikiatrik

Kosovari Dijar Xhema “dënohet” me spital psikiatrik

157
0
Shares

Qytetari nga Kosova Dijar Xhema u dënua me shtrim në spital psikiatrik duke i shpëtuar burgut pasi mori peng tre persona në Vlorë tri ditë më parë duke përdorur gjatë dhunës edhe shprehje që lidhen me akte terroriste.

Xhema u gjykua si i sëmurë mendor duke iu kthyer sërish terapisë. Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi sot akuzën e policisë për akte terroriste të ngritur ndaj tij duke e dërguar atë sërish në spital.

“Akuza është rënduar nga policia pasi nuk ka veprime terroriste por të prishjes së qetësisë. Nga Kosova ka ardhur kartela mjeksëore ku ka qenë për 3-4 vjet i shtruar në spitalin psikiatrik të Mitrovicës”, tha Saimir Visha, avokati i Dijar Xhemës.

Dijar Xhema u arrestua në Vlorë.

“Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka dhunuar fizikisht, psikologjikisht dhe ka tentuar të rrëmbejë me mjetin e tij ‘Audi’ me targa KS02300CO, tre shtetas me inicialet: B.N, N.I, dhe F. D. në vende të ndryshme të qytetit të Vlorës brenda një harku kohor prej 2 orësh”, thuhet në njoftimin e policisë.

Këto veprime ky shtetas i ka shoqëruar me thirrjet në vende dhe ambiente publike si “Allahu Akbar”, “Jam i dërguari i Allahut”, dhe “Do ju vras të gjithëve”. Theksojmë se ky shtetas si gjatë arrestimit dhe në ambientet e shoqërimit ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë”. Gjatë kontrollit në automjetin e tij u gjet një sasi lënde narkotike e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Nisur sa më lart: shtetasi Dijar Xhema ka dyshime të bazuara dhe arsyeshme, se me veprimet dhe mosveprimet e tij ka konsumuar elementet e veprave penale: “Vepra me qëllime terroriste”; “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”; “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”, (të mbetura në tentativë); “Prodhim dhe shitje narkotikeve”, të parashikuara nga nenet 230 gërma a dhe g , 232/a, 265, 283 e 22 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY