JANË MBYTUR/ Gjenden ne 5 metra thellesi trupat e pajetë të dy...

JANË MBYTUR/ Gjenden ne 5 metra thellesi trupat e pajetë të dy adoleshentëve

61
0
Shares

Konfirmohet fundi tragjik për dy 17 vjecarët nga Korca. Dy kushërinjtë u gjetën të vdekur në fundin e rezervuarit te “Gropa e Danielit” në një thellësi prej 5 metrash.

Polumbarët vetëm pas pak minutash kërkim nxorën trupat e tyre nga uji duke i dhënë fund ankthit por ndërkohë duke shuar cdo shpresë të të afërmëve se ata mund të jenë zhdukur diku tjetër dhe të gjallë.

Trupat e pajetë do ti nënshtrohen ekspertizës ligjore dhe ëm pas do ju kthehen familjeve.

Dy kushërinjtë Berti dhe Rei Tahillari u zhdukën që dje në mesditë në fshatin Qatrom. Herën e fundit u panë në vendin e quajtur “Gropa e Danielit” një rezervuar i kënetuar i atij fshati.

Adoleshentët kishin lënë rrobat e tyre në breg të rezervuarit dhe një mik i tyre ka konstatuar se ata nuk ndodheshin askund.

Pas 26 orësh ata u gjetën të mbytur në ujërat të cilat ishin të thella 5 metra.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY