FOTO/Jamarbër Malltezi publikon 14 problemet që kishte turizmi këtë verë

FOTO/Jamarbër Malltezi publikon 14 problemet që kishte turizmi këtë verë

64
0
Shares

Në kulmin e sezonit turistik shqiptarët dhe turistët u përballen me çështje bazike që i kishim harruar prej vitesh si rreziku i sigurisë së jetes, ndërprerjet e energjisë elektrike, mungesat e ujit, etj, tha sot në një deklaratë për media kreu i Departamentit për Turizmin, Jamarbër Malltezi.
turizem dele

“Këtë vit pati me dhjetra bjerrje të standarteve në turizëm, si psh:

Vdekje e turistëve të huaj në tokë dhe në det si pasojë e papërgjegjshmërise së qeverisë.

Rendi publik degjeneroi me shpejtesi dhe grabitjet me armë nuk kursyen as aeroportin e vetëm, nga ku mbërrijnë shumë turistë.

Gjithë bregdeti vuajti mungesen e dritave edhe në kulmin e turizmit.
turizem uje

0 km rrugë të reja në zonat turistike.

0 km për Rrugen e Arbrit, Rrugen e Elbasanit & segmentet e fundit të Rrugës së Kombit.

0 impiante të reja për trajtimin e ujërave të ndotura në zonat bregdetare dhe mosfunksionim i impianteve të trajtimit të ujrave të ndotura të Durresit, Sarandes dhe Vlorës, për të cilët qeveria e PD shpenzoi dhjetra miliona euro. (Shihni për shembull varrezat e Durrësit se si kutërbojnë ujrat e ndotura ndërsa impianti u inagurua në 2013)

Agjensia Evropiane e Mjedisit njoftoi se cilësia e ujrave bregdetare shqiptare DEGJENEROI gjatë 3 viteve të fundit dhe rekomandoi të mos frekuentohen plazhet tona!
turizem nafte

Edhe pse i gjeti të gatshme disa landfille për mbetjet urbane sipas standarteve, qeverisja e sotme nuk është e aftë as të transportoje mbetjet, dhe plehrat po mbysin qytetet nga Laci deri ne Himare.

Kafshe të ngordhura mbeten dite të tëra nëpër plazhet e Golemit, Hamallajt, etj.
turizem qingj

Derdhje nafte dhe mbetje mazuti në Durrës, Vlorë dhe Dhërmi ndërsa qeveria fshihet si struci dhe as nuk njofton qytetarët dhe as nuk shpall gjendje te emergjences civile.

Uji i pishem për qeverinë konsiderohet luks ndaj nuk jep asnje zgjidhje.

Kullat e vrojtimit u kthyen në ndotje pasi hekurishtet u korroduan dhe nuk kanë asnjë roje, gjë që është rrezik i shtuar për pushuesit që mund të genjehen nga fasada.

Bregdeti i Vlores u kthye ne Llucomare ndërsa injoranca dhe vjedhjet me fasaden e Lungomares e kthyen atë në stresin më të madh të jetës për turistet dhe Vlonjatët.

Qeveria ka braktisur me kohë detyrën, ndërsa qytetarët në kulmin e sezonit turistik bëjmë pyetjet që i kishim harruar prej 10 vitesh si; “A ka drita? Po ujë? Po siguri?”, tha Malltezi.

“Turizmi do të jetë më mirë pa Edi Ramën. Shqipëria më mirë pa Edi Ramën”, deklaroi zyrtari i lartë i PD dhe ekspert i cështjeve të mjedisit dhe turizmit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY