Dy kushërinjtë ende nuk janë gjetur, polumbarët kërkojnë në “Gropën e Danielit”

Dy kushërinjtë ende nuk janë gjetur, polumbarët kërkojnë në “Gropën e Danielit”

71
0
Shares

Dy të rinj të moshës 17 vjeç në Korçë që u zhdukën prej paradites së djeshme ende nuk janë gjetur.

Kërkimet janë përqendruar në rezervuarin e fshatit në vendin e quajtur “Gropa e Danielit”.

Grupi i polumbarëve të policisë ka nisur kërkimet në rezervuar ndëkohë që ende nuk ka asnjë shenjë nga dy kushërinjtë Berti dhe Rei Tahillari.

Djemtë janë futur për tu larë në rezervuarin e fshatit Qatrom paraditen e djeshme, por askush nuk i ka parë të dalin prej andej, kane thënë familjarë të dy adoleshentëve.

Fillimisht ata familjarët u lajmëruan nga një shok i tyre që gjeti rrobat e tyre në breg të rezervuarit.

Pak ditë më parë ka pasur punime në rezervuar të cilat kanë rritur thellësinë e tij.

Informacion paraprak i policise:

Më datë 19.08.2016, jemi njoftuar nga një telefonatë, se në fshatin Qatrom, shtetasit R.T dhe B.T (kushërinj) të dy rreth moshës 17 vjeç, janë larguar nga banesat respektive, mëngjesin e ditës së sotme dhe familjarët e tyre nuk kanë informacion për ta, se ku mund të ndodhen.

Nga të dhënat paraprake, u krijuan dyshime se këta shtetas, mund të jenë mbytur në vendin e quajtur “Gropa e Danielit”, në fshatin Qatrom.

Menjëherë u njoftuan shërbimet e Policisë, për të shkuar në vendin e ngjarjes, për të bërë krehjen e zonës si dhe për të kryer kërkimet përkatëse, në lidhje me këtë rast.

Nga ana e grupit hetimor, po punohet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY