Prokuroria për Krime të Rënda kërkoi caktimin e masës së sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin kosovar, Dijar Xhema (dtl.1987), i dyshuar për veprën penale të “Veprimeve me qëllime terroriste” por në fakt gjykata e nisi sërish për në spitalin psikiatrik.
Prokuroria ka zbardhur detaje kur Xhema ka tentuar të rrëmbejë me forcë tre persona të ndryshëm, të panjohur për të, në rrugët kryesore të qytetit e Vlorës pak ditë më parë.
Nga veprimet e deritanishme hetimore, rezulton se, i dyshuari udhëtonte në rrugët e qytetit me mjetin e tij, tip Audi A5. Në tre momente të ndryshme, ai ndalonte makinën dhe ka tentuar të marrë me forcë dhe t’i marrë në makinën e tij, 3 persona, dy meshkuj dhe një femër. Nga të dhënat e deritanishme, rezulton se ai shfrytëzonte forcën e tij fizike për të tërhequr me dhunë persona që nuk kishin asnjë njohje dhe asnjë lidhje me personin e dyshuar.
Vendet e përzgjedhura prej tij për të tentuar rrëmbimin e personave ishin rastësore.
Pengmarrja e parë:
Personi i parë, një vajzë, është tentuar të rrëmbehet në rrugë, pranë një karburanti. Vajza, e tronditur nga veprimet e shpejta dhe të forta të të dyshuarit, ka kërkuar ndihmë, në kohën kur Xhema ka përdorur forcën për ta hipur të dëmtuarën në mjetin e tij. Ndërhyrja e disa personave që gjendeshin në atë moment e penguan agresorin të realizonte qëllimin e tij, i cili u detyrua të largohej vetëm në mjet.
Pengamarrja e dytë:
Më tej, i dyshuari ka vijuar udhëtimin në rrugët e qytetit të Vlorës dhe ka ndaluar përballë një lokali, ku gjendej vetëm një djalë, i ulur në një tavolinë. I dyshuari Xhema i ka bërë shenjë që djali të afrohet dhe ky i fundit, duke menduar se mund ta ndihmonte me ndonjë informacion, ka shkuar pranë makinës së agresorit. Ky i fundit ka tentuar ta rrëmbejë me forcë, duke e goditur me grusht në fytyrë. Djali është larguar me shpejtësi, duke hyrë në tualetin e lokalit. Por, edhe aty, Xhema ka shkuar dhe, duke shkatërruar me forcë derën e tualetit, e ka goditur sërish me grusht në fytyrë dhe e ka tërhequr me forcë për ta nxjerrë jashtë lokalit. Sërish, disa persona të rastësishëm kanë ndërhyrë, duke e shmangur sërish qëllimin e agresorit, i cili hipi në mjetin e tij dhe u largua me shpejtësi.
Pengmarrja e tretë:
Pak minuta më vonë, ai i ka bllokuar rrugën një mjeti tip BMV, në drejtimin e së cilës ka qenë një djalë, i shoqëruar nga një miku i tij. Agresori Xhema, pasi e ka detyruar të dëmtuarit të ndalojë mjetin, ka tentuar ta nxjerrë atë me forcë nga xhami i shoferit. Pas disa tentativave të dështuara, në atë moment kanë ndërhyrë forcat e Policisë, të cilat ishin njoftuar për dy rastet e para dhe ishin vënë në kërkim të mjetit të shtetasit kosovar Dijar Xhema.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/