Dëshmia e 15-vjeçares nga Dibra: Në pyll më futi duart në fyt,...

Dëshmia e 15-vjeçares nga Dibra: Në pyll më futi duart në fyt, më hoqi rrobat dhe…

56
0
Shares

“Zakonisht, furgoni ndalon në rrugën që lidh Kastriotin me fshatin tonë. Babai i tha shoferit ta ndalonte mjetin diku tjetër, në një vend ku ne nuk ndalonim asnjëherë. Sapo zbritëm, i thashë babait se na ke ndaluar keq. Ai tha ec se e di unë këtë punë. Sapo u futëm në pyll babai me futi duart në fyt, më rrëzoi përtokë, më hoqi rrobat dhe më përdhunoi. Bërtita sa fuqi kisha, por nuk më dëgjoi njeri”, janë fjalët prekëse të vajzës së përdhunuar nga babai i saj gjatë dëshmisë e cila është zbardhur sot nga Panorama.

Ditën e përdhunimit ajo ka udhëtuar me të atin në Peshkopi ku kanë blerë ushqime e sende të tjera për shtëpinë. Në kthim kanë udhëtuar me fugon por i ati i ka kërkuar shoferit të ndalojë në një vend larg rrugicës që conte për në shtëpi.

Vajza i tha grupit hetimor, në prani të psikologes dhe prokurorit të çështjes, se ishte e disata herë që babai e ngacmonte seksualisht, duke e prekur në vende intime dhe se e fyente rëndë, madje dhe në prani të personave të tjerë.

Vajza mbeti jetime para tetë vitesh pasi nëna e saj biologjike ndërroi jetë në një aksident automobilistik. E. Përgjegji tani është marrë në mbrojtje që në fillim nga xhaxhai i saj dhe njerka, e cila ka bashkëpunuar me Policinë dhe ka treguar episode të tjera të ngacmimeve seksuale të babait monstër.

Oficerë të Policisë Gjyqësore, kanë parë se vajza është dhunuar edhe fizikisht nga ky shtetas ndërkohë që ajo ndodhet në Tirana vizita të specializuara gjinekologjike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY