Amnistia fiskale, rreth 400 milionë euro falen për koncesionarët dhe partnerët e...

Amnistia fiskale, rreth 400 milionë euro falen për koncesionarët dhe partnerët e qeverisë

71
0
Shares

Amnistia fiskale e shpallur nga qeveria në pjesën më të madhe të saj shkon tek kompanitë koncesionare dhe ato që janë përfshirë në projekte partnere me qeverinë.

Konfindustria, një organizatë që grumbullon bizneset prodhuese shpreh kundershtimin e saj per perfshirjen ne amnistine fiskale 2016 te grupit te bizneseve qe veprojne ne kushtet e tregjeve te mbyllura dhe mungeses se konkurences si koncesionarët, partneriteteve publike-private, licenca shteterore, etj.

Këto kompani janë kryesisht të huaja dhe shfrytëzojnë burimet natyrore te vendit si p.sh ne sektorin e naftes duke qenë edhe perfituesit kryesore te shumes prej mbi 400 milion euro që prodhon amnistia.

Konfindustria vlereson se eshte e papranueshme, qe pikerisht ne kohen e gjendjes ne vazhdimesi mjaft te veshtire ekonomike dhe te ardhurat e ulta buxhetore, te falen detyrime ligjore prej qindra milion euro, qe vijne nga shfrytezimi i pasurive natyrore te vendit, qe jane te fundme dhe qe i perkasin gjeneratave te sotme dhe te neserme te shqiptareve. Per me shume behet fjale per para te shqiptareve, qe do ti perfitojne kompani te huaja per ti nxjerre jashte vendit.

Një ndër taksat e papaguara është edhe renta e cila me ligjin e fundit të minierave i kalon pushtetit lokal në ato zona ku prodhohen mirealet apo nafta dhe të cilat me ligj duhet të përdoren për cështje sociale të komunitetit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY