Disa mjekë në një Spital të Selanikut në Greqi rrahën një pacient shqiptar pasi dyshuan se ka vjedhur paratë e një pacienti që po kurohej aty.
Mediat greke shkruajnë se shqiptari është 45 vjeç. Ai ishte shtruar në spital për një sëmundje, mirëpo kjo nuk e ka penguar që të vjedhë. Sipas mediave greke, shqiptari i ka vjedhur paratë pacientit grek që kishte ngjitur dhe më pas ka tentuar që të largohet. Por mjekët kanë ndërhyrë dhe ai i ka kundërshtuar, çka ka çuar në një konflikt fizik.
Mjekët kanë arritur ta ndalojnë deri në mbërritjen e Policisë. Shqiptari më pas është dërguar në Komisariat ku ka dalë se është dënuar më parë me 4 vjet burg për shkelje të ndryshme.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/