Koço Kokëdhima nuk ka ndërmend të pleqërojë me Edi Ramën ashtu si Kryeministri kishte lajmëruar muaj më parë gjatë një vizite në Vuno bashke me ish-deputetin socialist. “Do të vi bashke me Kocon të pleqërojë këtu në Vuno”, patu deklaruar atë ditë Rama.
Por duke folur për gazetarin Eni Shehu të “ABC News”, Kokëdhima tha se nuk ka ndërmend të pleqërojë as në Vuno dhe as në Gjirin e Lalëzit, duke konfirmuar prishjen e tij me Ramën
“Për këtë punën e pleqërimit unë them se nuk do pleqëroj as në Vuno as në Lalëz, nuk kam ndërmend madje të pleqëroj por do të punoj deri në ditën e fundit të jetës.” tha ish-deputeti socialsit i cili edhe pse është prishur me kryetarin socialist vijon të zhvillojë mbledhje në Sarandë e Vlorë me socialistët e zonës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/