Gazetarja Tota shkarkohet pas investigimit për vdekjen te lanfildi

Gazetarja Tota shkarkohet pas investigimit për vdekjen te lanfildi

84
0
Shares

Drejtoresha e lajmeve të televizionit A1, Alida Tota u largua sot nga puna pas një investigimi që transmetoi në televizionin e saj ku dilnin përgjegjësitë e drejtëpërdrejta të bashkisë së Tiranës në humbjen e jetës së djalit 17 vjecar në landfildin e Tiranës.
alida karta

“Gazetarja Tota pretendon se vendimi për ndëprerjen e marrëdhënieve të saj të punës është marrë pas presioneve të ushtruara nga ana e kryebashkiakut. Megjithatë, nuk dihet saktësisht nëse ky pretendim qëndron apo largimi i gazetares është me vendim të vet pronarit të ri të televizionit Neritan Gjojdeshit”, shkruan syri.net i cili komunikoi fillimisht me gazetaren.

Ndërsa shumica e mediave kanë vendosur të heshtin në lidhje me këtë ngjarje të rëndë dhe askush nuk u mor më me këtë çështje, disa dëshmi të bëra publike pak ditë më parë, treguan se vdekja e adoleshentit Gjokolaj është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Bashkisë së Tiranës.

Për këtë arsye, Veliaj ka urdhëruar largimin e firmës “3R”, dhe mbylljen e landfillit të Sharrës deri në mbërritjen e firmës italiane, që është kontaktuar nga vetë kryebashkiaku i Tiranës, me ndërmjetësinë e një botuesi italian në Shqipëri.

Pak ditë më parë televizioni A1Neës, transmetoi një investigim ku dilnin përgjegjësitë e drejtpërdrejta të Bashkisë së Tiranës, lajm i publikuar edhe nga SYRI.net. Por duket se këto detaje të bëra publike nuk i kanë pëlqyer drejtuesve të Bashkisë.

Drejtuesja e lajmeve Alida Tota është njoftuar pasditen e djeshme nga ana e administratorëve, vetëm një ditë pas transmetimit të investigimit cfarë lidhet me një presion të mundshëm që kryetrai i bashkisë ka bërë ndaj pronarëve Gjojdeshi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY