Edi Rama për takimet e vjeshtës në Serbi: Asnjëherë nuk hyj në...

Edi Rama për takimet e vjeshtës në Serbi: Asnjëherë nuk hyj në punët e Kosovës ne raport me palët e treta

92
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar takimin e tij të ardhshëm në Serbi me kryeministrin Vucic, forumin shqiptaro-serb që do të mbahet në Nish duke sqaruar rolin e tij në këtë formum dhe po ashtu ftesat për Prishtinën zyrtare.

Duke folur në një intervistë për Klan Kosova ai tha se nuk ndërhyn dhe nuk do të ndërhyjë asnjëherë në raportet e Kosovës me palë të treta.

Ai e ka sqaruar se çfarë do të ndodh në Nish dhe se nëse ka kërkuar që pjesëmarrës të jenë edhe qeveritarë nga Kosova.

“Në Nish, ky plan do të prezantohet në një forum ekonomik biznesi shqiptaro-serb. Kjo është e gjitha. Nuk e kam ndërmjetësuar pjesëmarrjen e niveleve të larta të qeverisë së Kosovës në këtë takim dhe as s’më është kërkuar dhe as s’e kam kërkuar një gjë të tillë”, ka deklaruar Rama.

Rama thotë se asnjëherë nuk ka bërë ndasi me Kosovën, mirëpo as nuk përzihet në punët e Kosovës me palët e treta.

“Nuk e ndaj asnjëherë Kosovën nga agjendat e bisedimeve të mia dhe nuk i shoh asnjëherë të ndara interesat strategjike të shqiptarëve të Shqipërisë e të Kosovës, por po ashtu, asnjëherë nuk hyj në punët e në vendimet që i takojnë Qeverisë së Kosovës ne raport me palët e treta! Në rast se më kërkojnë një mendim vëllazëror e jap me kënaqësi, por kurrë ndërhyrje, sepse s’e kam pare asnjëherë si diçka pozitive sjelljen e dikurshme paternaliste të Tiranës ndaj Prishtinës”, shtoi kreu i qeverisë.

Se do të ketë një forum ekonomik biznesi shqiptaro-serb, e ka konfirmuar edhe vetë kryeministri Rama.

“Ky forum biznesi që do të organizohet në Nish të Serbisë ka kohë që po planifikohet dhe si pikënisje ka pasur bashkëpunimin për eliminimin e barrierave tregtare në mes Kosovës dhe Shqipërisë, tha Rama, ne jemi takuar si çdo vit tanimë në Samitin e Parisit për Ballkanin Perëndimor, dhe unë kam prezantuar me shumë krenari produktin fillestar të një pune të përbashkët, që e ka pasur zanafillën tek bashkëpunimi mes Shqipërisë e Kosovës për reduktimin e barrierave tregtare”.

Rama tha se gjithçka ka nisur pas një bisede me Drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore Ellen Goldstein dhe me kryeministrin Aleksandar Vuqiç.

“Duke pare rezultatet shume inkurajuese të këtij bashkëpunimi, kam folur me drejtoren rajonale të Bankës Botërore, Ellen Goldstein, dhe po ashtu me kryeministrin Vuçiç e me të tjerët, për të ndërtuar një plan veprimi për nxitjen e tregtisë e të bashkëpunimit ekonomik në rajon. Kështu kemi bëre! Banka Botërore e ka koordinuar ketë punë përmes zyrave të veta në rajon dhe na ka asistuar me ekspertizën e saj”, deklaroi Rama në një intervistë për Klan Kosova.

Pas publikimit të lajmit në mediat serbe se Vuçiç e Rama do të takohen, kryeministri shqiptar u shpreh se i duket diçka qesharake.

“Më ka ardhur keq që një gazetë nga Beogradi ka çoroditur kursin mediatik në Prishtine! Qesharake! Si duket sëmundja e vjetër e gushtit mediatik të Tiranës e ka kaplue edhe Prishtinën”, tha Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY