Në foto, rezervuari i fshatit
Dy të rinj të moshës 17 vjeç në Korçë janë zhdukur që prej paradites së sotme. Familjarët e tyre kanë kërkuar ndihmën e policisë, pasi dyshojnë se janë mbytur në rezervuar.
Djemtë janë futur për tu larë në rezervuarin e fshatit Qatrom paraditen e sotme, por askush nuk i ka parë të dalin prej andej, akne thënë familjarë të dy adoleshentëve.
Berti dhe Rei Tahillari, dy fëmijët e zhdukur sot paradite, janë kushërinj me njëri-tjetrin.
Blutë e Korçës kanë nisur kërkimet për dy djemtë, të ndihmuar edhe nga banorë të zonës.
Informacion paraprak i policise:
Më datë 19.08.2016, jemi njoftuar nga një telefonatë, se në fshatin Qatrom, shtetasit R.T dhe B.T (kushërinj) të dy rreth moshës 17 vjeç, janë larguar nga banesat respektive, mëngjesin e ditës së sotme dhe familjarët e tyre nuk kanë informacion për ta, se ku mund të ndodhen.
Nga të dhënat paraprake, u krijuan dyshime se këta shtetas, mund të jenë mbytur në vendin e quajtur “Gropa e Danielit”, në fshatin Qatrom.
Menjëherë u njoftuan shërbimet e Policisë, për të shkuar në vendin e ngjarjes, për të bërë krehjen e zonës si dhe për të kryer kërkimet përkatëse, në lidhje me këtë rast.
Nga ana e grupit hetimor, po punohet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/